Përplasjet Kinë-SHBA, Pekini: Braktisni mentalitetin e Luftës së Ftohtë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68145-përplasjet_kinë_shba_pekini_braktisni_mentalitetin_e_luftës_së_ftohtë
Kina ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili në fjalimin e tij të parë për kombin amerikan tha se Kina dhe Rusia janë rivale që sfidojnë vlerat dhe ekonominë e SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 01, 2018 09:53 Europe/Tirane
  • Përplasjet Kinë-SHBA, Pekini: Braktisni mentalitetin e Luftës së Ftohtë

Kina ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili në fjalimin e tij të parë për kombin amerikan tha se Kina dhe Rusia janë rivale që sfidojnë vlerat dhe ekonominë e SHBA.

Ministra e Jashtme e Kinës në një konferencë për shtyp tha se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë.Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, që të heqin dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë dhe nga idetë e vjetëruara të një loje pa vlerë që nuk çon askund. Reagimi i menjëhershëm nga Pekini erdhi, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e konsideroi Kinën si rivale. Në fjalimin e tij të parë në seancën e përbashkët me Kongresin amerikan, ai deklaroi se rivalët si Kina dhe Rusia po sfidojnë vlerat, interesin dhe ekonominë e SHBA. Në kundërpërgjigje të Trump, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, në një konferencë për shtyp ditën e mërkurë nënvizoi, se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa të gjera dhe të përbashkëta mes njëra-tjetrës. E pyetur nga gazetarët për komentet e Trump, ajo nënvizoi se interesat e përbashkëta ishin shumë herë më të mëdha sesa dallimet mes dy vendeve.  Presidenti amerikan duket se e ka përmendur Kinën më shumë rezerva kur fliste për praktikat tregtare në fjalimin e tij vjetor. Trump përsëriti se tregtia e drejtë dhe reciproke ishte e domosdoshme. Megjithatë ai është përqendruar edhe në sfidat madhore të politikës së jashtme, me të cilat ballafaqohen Shtetet e Bashkuara. Rikujtojmë se administrata amerikane Trump ka akuzuar edhe më më parë Pekinin për abuzimet tregtare.