Kina kritikon presidentin amerikan
Zëdhënësja e MPJ së Kinës ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të presidentit të Amerikës.
Hua Chunying, mentalitetin e Donald Trump në deklaratën e tij të fundit e ka krahasuar me mentalitetin e luftës së ftohtë dhe për këtë nga ai kërkoi të lë mënjanë të tilla qëndrime dhe në vend të rivalitetit të kërkojë partneritet dhe të mos dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Kina ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili në fjalimin e tij të parë për kombin amerikan tha se Kina dhe Rusia janë rivale që sfidojnë vlerat dhe ekonominë e SHBA. Ministra e Jashtme e Kinës në një konferencë për shtyp tha se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë. Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, që të heqin dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë dhe nga idetë e vjetërsuara të një loje pa vlerë që nuk çon askund. Reagimi i menjëhershëm nga Pekini erdhi, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e konsideroi Kinën si rivale. Në fjalimin e tij të parë në seancën e përbashkët me Kongresin amerikan, ai deklaroi se rivalët si Kina dhe Rusia po sfidojnë vlerat, interesin dhe ekonominë e SHBA. Në kundërpërgjigje të Trump, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, në një konferencë për shtyp ditën e mërkurë nënvizoi, se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa të gjera dhe të përbashkëta mes njëra-tjetrës. E pyetur nga gazetarët për komentet e Trump, ajo nënvizoi se interesat e përbashkëta ishin shumë herë më të mëdha sesa dallimet mes dy vendeve. Presidenti amerikan duket se e ka përmendur Kinën më shumë rezerva kur fliste për praktikat tregtare në fjalimin e tij vjetor. Trump përsëriti se tregtia e drejtë dhe reciproke ishte e domosdoshme. Megjithatë ai është përqendruar edhe në sfidat madhore të politikës së jashtme, me të cilat ballafaqohen Shtetet e Bashkuara. Rikujtojmë se administrata amerikane Trump ka akuzuar edhe më parë Pekinin për abuzimet tregtare. Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka përshkruar Kinën dhe Rusinë si rivalë, të cilët duhet të konfrontohen me “fuqi të pakonkurrueshme” dhe i ka bërë thirrje Kongresit për t’i përmirësuar “të metat fondamentale” në marrëveshjen madhore atomike ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit. Këto komente ai i ka bërë në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, në seancën e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Fjalimi i gjatë afro 80 minuta ishte i përqendruar kryesisht në çështjet e brendshme amerikane, siç është ndërtimi i infrastrukturës së dëmtuar të vendit, reformimi i politikave të emigracionit, e të tjera. Por, megjithatë ai është përqendruar edhe në sfidat madhore të politikës së jashtme, me të cilat ballafaqohen Shtetet e Bashkuara. Në këtë kuadër, ai u është referuar “regjimeve të papërgjegjshme, grupeve terroriste dhe rivalëve si Kina e Rusia, që i sfidojnë interesat, ekonominë dhe vlerat” amerikane.