Amerika dëshiron të negociojë me Korenë e Veriut për çarmatimin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68283-amerika_dëshiron_të_negociojë_me_korenë_e_veriut_për_çarmatimin
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut pretendon se Uashingtoni dëshiron të negociojë me Phenianin për të çarmatosur armët bërthamore në Gadishullin Korean.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 03, 2018 08:45 Europe/Tirane
  • Amerika dëshiron të negociojë me Korenë e Veriut për çarmatimin

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut pretendon se Uashingtoni dëshiron të negociojë me Phenianin për të çarmatosur armët bërthamore në Gadishullin Korean.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Korenë dhe Afrikën e Jugut Joseph Yun, të premten tha se "bisedimet për uljen e tensioneve mes dy Koreve, pas njoftimit të pjesëmarrjes së Koresë së Veriut në Olimpiadën Dimërore Pyong-Changm janë një mundësi e favorshme për trajtimin dhe analizimin e çështjes së çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut."Ne duam të fillojmë një diskutim me Korenë e Veriut dhe duam një dialog të besueshëm, një dialog që mund të na japë hapa për të filluar ndalimin e armëve bërthamore", tha zyrtari amerikan.  Yeon gjatë vizitës në Seul u përpoq të zvogëlonte tensionet në gadishullin pasi Koreja e Veriut dërgoi atletë në Olimpiadën Dimërore. Lojërat Olimpike Dimërore 23 do të mbahen nga 9 deri më 25 Shkurt dhe lojërat dimërore Paraolimpike do të mbahen në 9-18 mars në Pyong-Changm të Koresë së Jugut. Një ekip prej 32 atletësh dhe sportishtës të Koresë së Veriut të enjten në mbrëmje mbërritën në aeroportin Yang Yang në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në lojërat olimpike.