Turqia: Do t'a sulmojmë Greqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68295-turqia_do_t'a_sulmojmë_greqinë
Këshilltari i presidentit turk tha se nëse Athina vazhdon përpjekjet që të shkelë atë që përbën një sovranitet kombëtar, do të përballet me zemërimin më të ashpër të Turqisë se sa nga ai që ka dëshmuar në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2018 08:09 Europe/Tirane
  • Turqia: Do t'a sulmojmë Greqinë

Këshilltari i presidentit turk tha se nëse Athina vazhdon përpjekjet që të shkelë atë që përbën një sovranitet kombëtar, do të përballet me zemërimin më të ashpër të Turqisë se sa nga ai që ka dëshmuar në Siri.

Këshilltari i lartë i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi se nëse autoritetet greke do të vendosin këmbët në ishujt e diskutueshëm të të dy vendeve në Detin Egje, ata do të përballen me zemërimin e Turqisë, i cili do të jetë më i ashpër se ai që ndodhi në zonën siriane Afrin. Ai ka thënë: "Do t'ua premë duart e këmbët kryeministrit grek apo ndonjë ministri tjetër që guxon të vendos këmbën e tij në ishujt e Detit Egje". Nëse Athina vazhdon të përpiqet të shkelë sovranitetin territorial, ajo do të përballet me zemërimin më të keq se sa në Siri".