Rusia dhe Britania bisedojnë në lidhje me marrëveshjen bërthamore
Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë dhe kryenegociatori bërthamor i palës ruse u takua me drejtorin politik të Ministrisë së jashtme britanike dhe biseduan për marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ministria e jashtme ruse tha të shtunën se zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Riabkov dhe negociatori i lartë bërthamor i Rusisë ka diskutuar mbi zbatimin e dispozitave të marrëveshjes bërthamore me drejtorin e Ministrisë së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pierce. Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar janë dy anëtarë të grupit 5+1, të cilët bëjnë thirrje për zbatimin e plotë të dispozitave të marrëveshjes bërthamore, e cila sipas tyre konsiderohet një marrëveshje ndërkombëtare dhe të gjitha palët nënshkruese duhet të zbatojnë atë të cilën vetë e kanë nënshkruar. Përkundër angazhimit të Iranit ndaj zbatimit të dispozitave që dalin nga marrëveshja bërthamore, gjë të cilën edhe ANEA e ka aprovuar në mënyrë të përsëritur, Shtetet e Bashkuara shkelin vazhdimisht këtë marrëveshje të cilën vetë e kanë nënshkruar.