Mosmarrëveshje serioze për formimin e koalicionit në Gjermani
Kancelarja gjermane njoftoi se ka dallime serioze në formimin e një qeverie koalicioni në vend. Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi të premten se ka pasur dallime serioze me Partinë Social Demokratike gjatë raundit të fundit të bisedimeve mbi formimin e një qeverie koalicioni.
Kancelarja gjermane shtoi se kemi shumë punë dhe problemet ende nuk janë zgjidhur. Raundi kryesor dhe përfundimtar i bisedimeve për krijimin e një koalicion të madh filloi të premten, më 2 shkurt 2018. Martin Schulz, kreu i Partisë Socialdemokrate gjermane, ka arritur një marrëveshje mbi procesin e negociatave me partitë e aleancës së krishtere (të përbërë nga Partia Kristian Demokrate dhe Partia Social-Kristiane) në fushën e kujdesit mjekësor si dhe pensionistët. Kreu i Partisë Socialdemokrate Gjermane, shtoi se, duhet të përpunohen me seriozitet dhe me kujdes çështjet e fundit që do të çojnë në arritjen e një marrëveshje koalicioni. Ndryshe nga Partia Social-Demokrate Gjermane, pala tjetër ka paraqitur mosmarrëveshje rreth çështjes së emigrantëve. Nga ana tjetër, Partia Social Demokrate gjermane ka bërë thirrje për një reformë të sistemit tatimor për të mbrojtur interesat e klasës së mesme. Kreu i Partisë Social-Demokrate, Horst Zahfer, gjithashtu tha se ka çështje në negociata, siç janë sigurimet shëndetësore, për të cilat nuk është optimist për rezultatin e duhur. Kreu i Partisë Socialiste të Krishtere tha se çështjet kryesore për formimin e qeverisë së koalicionit janë digjitalizimi, Ministria e Mbrojtjes dhe ndihma për zhvillim. Në zgjedhjet parlamentare gjermane në shtator 2017, asnjë parti nuk mori shumicën e vendeve parlamentare. Në këto rrethana, Merkel filloi negociatat me partitë e tjera ose me të ashtuquajturin Koalicioni Xhamajkan (ngjyra e flamurit të shtetit të Xhamajkës), të cilat rezultuan me mosmarrëveshje të gjera për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe emigrantët. Bisedimet e vitit 2017 midis Lidhjes Demokratike Kristiane dhe demokratëve të lirë dhe të gjelbërve për një qeveri koalicioni përfundimisht nuk përfunduan me marrëveshje. Partia liberale demokrate gjithashtu kërkoi një raund të ri të bisedimeve për të formuar një qeveri koalicioni, duke theksuar faktin se shtetasit gjermanë nuk duan më të shkojnë në një koalicion të madh. Sipas rezultateve të sondazhit televiziv ARD të Gjermanisë, 51 përqind e të anketuarve thanë se janë përsëri të sigurt se kancelarja gjermane Angela Merkel përsëri do të zgjidhet kancelarë, ndërsa 46 përqind thanë se nuk mund të zgjidhet. Sipas marrëveshjeve të mëparshme, bisedimet e koalicionit do të finalizohen nesër më 4 shkurt.