Një milion grekë në mitingun anti-maqedonas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68347-një_milion_grekë_në_mitingun_anti_maqedonas
Një milion njerëz mund të dalin në rrugë në Athinë të dielën, në një demonstratë masive mbi përpjekjet e qeverisë greke për të zgjidhur një grindje të gjatë për emrin e Maqedonisë, thanë organizatorët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2018 16:37 Europe/Tirane
  • Një milion grekë në mitingun anti-maqedonas

Një milion njerëz mund të dalin në rrugë në Athinë të dielën, në një demonstratë masive mbi përpjekjet e qeverisë greke për të zgjidhur një grindje të gjatë për emrin e Maqedonisë, thanë organizatorët.

Turmat e mëdha parashikohen të mbushin sheshin qendror të Athinës, Sintagma, për të protestuar ndaj një kompromisi të qeverisë greke për debatin 27-vjeçar me fqinjin e vogël të saj verior. Kryeministri grek Alexis Tsipras po shqyrton një zgjidhje për mosmarrëveshjen e emrit, duke zemëruar shumë grekë në mesin e opozitës, por gjithashtu edhe midis partnerëve të tij nacionalistë të koalicionit, Grekët e Pavarur. "Sheshi do të jetë pika e takimit të grupeve të ndryshme, që janë përfshirë nga një shqetësim i thellë rreth marrëveshjes së emrit të Maqedonisë dhe janë të pakënaqur me politikat qeveritare", tha për AFP, Nikolaos Tzifakis, njëri nga organizatorët e tubimit. "Shumë grekë e shohin këtë ndryshim të politikave mbi Maqedoninë përmes prizmit të krizës ekonomike dhe e konsiderojnë atë si një lëshim shumë të madh,"  shtoi Tzifakis.