Qëndrimet e Turqisë kundrejt Sirisë pas takimin e Soçit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68427-qëndrimet_e_turqisë_kundrejt_sirisë_pas_takimin_e_soçit
Zëdhënësi i presidentit të Turqisë hodhi poshtë çdo lloj kontakti me presidentin Bashar Asad dhe ka thënë se presidenti sirian në kohën e duhur duhet të largohet nga pushteti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 05, 2018 06:27 Europe/Tirane
  • Qëndrimet e Turqisë kundrejt Sirisë pas takimin e Soçit

Zëdhënësi i presidentit të Turqisë hodhi poshtë çdo lloj kontakti me presidentin Bashar Asad dhe ka thënë se presidenti sirian në kohën e duhur duhet të largohet nga pushteti.

Ibrahim Kalin zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan u tha gazetarëve në Drankara se Bashar Al-Asad nuk është udhëheqësi i denjë për ruajtjen e unitetit dhe sigurisë për të gjithë sirianët e Sirisë. Zëdhënësi i presidentit turk theksoi nevojën për një tranzicion politik në Siri për të çuar në një kushtetutë të re dhe zgjedhje të reja. Deklarata e zëdhënësit të Presidentit të Turqisë mbi Bashar al-Asad është bërë vetëm disa ditë pas bisedimeve të paqes së Soçit në Rusi. Deklaratat e reja nga autoritetet turke kundër presidentit legjitim sirian janë bërë në kohën kur presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka vazhduar arrestimin masiv të kundërshtarëve në vend përgjatë vitit të kaluar. Për çdo ditë në Turqi me dhjetëra njerëz arrestohen me pretekstin e përkrahjen e Gylen dhe mesa duket Erdogan po përpiqet ta shkatërrojë kombin e tij me iluzionin e komplotit. Rexhep Taip Erdogan, i cili ka qenë përkrahës kryesor i terroristëve në krizën siriane gjatë viteve të fundit ku madje janë bërë publike edhe marrëdhëniet e familjes së tij me biznesin e kontrabandës së karburantit për grupin terrorist takfiriste të ISIS, tani po ndjek një rrugë tjetër të paplanifikuar në Siri, i cili pas dështimit të grupit terrorist ISIS, grup i cili ishte aleati më i mirë në Siri, tani po kërkon të kryejë gjenocid në Siri veriore. Turqia ka paralajmëruar se ushtarët amerikanë mund të jenë objekt i sulmeve të ushtrisë turke në Sirinë veriperëndimore, ndërsa ushtria turke po vazhdon me ofensivën e saj kundër militantëve kurdë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Siri. Zëvendëskryeministri turk thotë se ushtarët amerikanë rrezikojnë të vriten nëse shfaqen me uniforma të Njësive Mbrojtëse Popullore të Kurdëve (YPG). "Nëse ata dalin kundër nesh me një uniformë të tillë, ne do t'i shohim ata si terroristë", tha ai. "SHBA duhet të jetë e vetëdijshme për ndjeshmërinë e Turqisë. Nëse ushtarët amerikanë veshin uniforma terroriste ose janë në mesin e terroristëve në rast të një sulmi kundër ushtrisë turke, atëherë nuk do të ketë mundësi për të bërë dallim mes tyre", deklaroi zv/kryeministri turk. Ai, megjithatë, tha se Turqia nuk donte të ballafaqohej me trupat amerikane. "Ne nuk dëshirojmë asnjë përplasje me SHBA në Manbixh, në lindje të Eufratit apo në ndonjë vend tjetër", shtoi ai. Deklaratat e këtij funksionari turk vijnë pasi shtatë trupa turke u vranë, duke përfshirë pesë në një sulm me tank në Afrin. Forcat e partisë Unioni Demokratik i Kurdëve të Sirisë, ka deklaruar se ushtria turke në operacionin e saj kundër qytetit Afrin po përdor armë të ndaluara. Ridor Khalil, shefi i zyrës për marrëdhëniet me publikun të kësaj partie ka thënë se Turqia ka sulmuar shumë zona të qytetit Afrin me armë të ndaluara Napalm dhe bomba fragmentale. Ai ndër të tjera shtoi se për momentin vëmendja është përqendruar në mbledhjen e provave për përdorimin e armëve të ndaluara nga ana e Turqisë në Siri. Ushtria turke dhe pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë të cilët po vazhdojnë operacionet e tyre kundër militantëve kurdë zgjeruan gamën e operacioneve në aksin Raxho. Mediat turke kanë paralajmëruar për avancimin e forcave turke dhe terroristëve të ushtrisë së lirë siriane në një operacion kundër militantëve kurdë në Sirinë  veriore. Grupet e lidhura me ushtrinë e lirë siriane, thonë se këto forca janë në veri të zonës Afrin dhe kanë arritur të marrin kontrollin e qytezën Belbel. Ushtria e lirë siriane dhe forcat turke po përpiqen të dominojnë veriun e qytetit Afrin 17 kilometra nga kufiri siriano-turk, për të përfunduar marrjen e plotë të kontrollit të vijës kufitare. Operacioni Dega e ullirit e ushtrisë turke dhe ushtrisë së lirë siriane në Afrin të Sirisë ka hyrë në ditën e 16-të.