Turqia synon anëtarësimin në BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68433-turqia_synon_anëtarësimin_në_be
Kryeqyteti Italian Romë është blinduar nga masa të rrepta sigurie pasi mbërrin sot në Itali për një vizitë zyrtare pune 24 orëshe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 05, 2018 06:27 Europe/Tirane
  • Turqia synon anëtarësimin në BE

Kryeqyteti Italian Romë është blinduar nga masa të rrepta sigurie pasi mbërrin sot në Itali për një vizitë zyrtare pune 24 orëshe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

3500 agjentë policie do të patrullojnë Romën për të garantuar sigurinë makismale dhe për të evituar çdo manifestim publik i parashikuar nga lëvizja "rrjeti Kurdistan" i cili ka paralajmëruar një protestë në thirrjen "Erdogan Not Welcome". Gjatë vizitës së tij në Itali, Presidenti turk do të takohet në Vatikan me Atin e Shenjtë Papa Francesku e me Sekretarin e Shtetit Kardinalin Pietro Paroli. Është një kjo vizita e parë pas 59 vitesh që një President turk zhvillon në Vatikan. Në një intervistë të dhënë sot për mediat italiane, Rexhep Taip Erdogan konfirmon se njohja që Trump i ka bërë Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit do të jetë tema qendrore e bisedës së tij me Papa Franceskun. "Pas deklaratës së Trump, kemi biseduar me Papa Franceskun, thotë ai. E dua ta falënderoj se pas kësaj telefonate, Ati i Shenjtë shpërndau në të gjithë botën e krishterë një mesazh të drejtë. Jerusalemi nuk është vetëm një çështje e myslimanëve. Jemi për ruajtjen e status quo e kemi vullnetin për të mbrojtur. Asnjë komb nuk ka të drejtë të adoptoj masa të njëanshme e të injoroj një ligj ndërkombëtar që i intereson miliarda personave." Sa i takon raportit të Turqisë me Bashkimin Evropian, presidenti turk për median italiane ka deklaruar se "Euroja duhet të mbaj premtimet e saj për pranimin e Turqisë në BE e që nuk duhet të sakrifikohet për llogari të politikës së brendshme." Gjatë qëndrimit 24 orësh në Romë Erdogan do të zhvilloj takime zyrtare me presidentin italian Sergio Mattarela e me kryeministrin italian Paolo Gentiloni. "Italia është partneri ynë strategjik, shkruan në një notë zyrtare, selia e Presidentit turk në Ankara, me të cilën kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Italia është një nga partnerët tanë kryesor ekonomik e për këtë qëllim Presidenti Erdogan do të takohet në Romë dhe me përfaqësuesit e shoqërive më të madhe sipërmarrëse italiane."