Mafia italiane mbështet grupin terrorist ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68439-mafia_italiane_mbështet_grupin_terrorist_isis
Autoritetet italiane kanë thënë se grupet mafioze garantojnë pajisjet dhe mallrat e nevojshme për gripin terrorist ISIS dhe kanë bashkëpunim të ngushtë me këtë grup.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2018 06:28 Europe/Tirane
  • Mafia italiane mbështet grupin terrorist ISIS

Autoritetet italiane kanë thënë se grupet mafioze garantojnë pajisjet dhe mallrat e nevojshme për gripin terrorist ISIS dhe kanë bashkëpunim të ngushtë me këtë grup.

Gazeta Daily-20 në një artikull të saj shkruan se amerikanët mund të përdorin fetanilën si një drogë ose qetësues mirëpo terroristët janë të interesuar për tramadolin që është një lloj droge dhe qetësues më i lirë që përdoret në Lindjen e Mesme. Terroristët e këtij rajoni për të garantuar nevojat e tyre në tregun e zi, bashkëpunojnë me mafian italiane. Policia italiane ka konfiskuar 100 milion pilula tramadol që kishin si destinacion Libinë. Kjo drogë përdoret për të forcuar personat e armatosur dhe janë trafikuar në Egjipt dhe në Siri si dhe janë dërguar për përdorim nga elementë të armatosur të Boko Haram. Tregu i pilulave tramadol është kthyer në një prej tregjeve më aktive për mafian italiane që merret me trafikun e drogës.