Zogu më i pikëlluar në botë, vdes pranë çiftit të imagjinuar
(last modified Mon, 05 Feb 2018 11:03:43 GMT )
Shkurt 05, 2018 12:03 Europe/Tirane
  • Zogu më i pikëlluar në botë, vdes pranë çiftit të imagjinuar

Zogu më i vetmuar në botë i cili jetonte në një ishull të largët në brigjet e Zelandës së Re, pasi ka jetuar pesë vite pranë çiftit të imagjinuar të tij, ka ngordhur.

Gazeta "Washington Post" në një raport të saj ka shkruar se autoritetet përgjegjëse për botën zoologjike në ishullin Mana me shpresë të kthimit të patave të bardha në këtë ishull, pesë vite më parë kishin marrë një iniciativë interesante ku kishin vendosur mbi shkëmbinjtë bregdetar dhjetë me dhjetëra skulptura prej betoni të këtij lloji të zogjve dhe kanë transmetuar zërin e këtyre zogjve me anë të altoparlantëve të vendosur në këtë ishull. Zogu me emrin Nigel në vitin 2013, ishte pata e parë e bardhë e cila në dyzetë vitet e kaluara u mashtrua nga iniciativa e autoriteteve të botës zoologjike të këtij ishulli dhe shkoi në këtë vend, mirëpo asnjë prej miqve të saj nuk e kanë shoqëruar atë në këtë udhëtim. Gjatë kësaj periudhe, Nigeli në mungesë të një çifti të gjallë, ishte dashuruar në një prej 80 skulpturave prej petoni dhe ndërtoi edhe fole për atë. Ky zog përgjatë disa viteve përkëdhelte krahët e ftohtë dhe prej betoni dhe më në fund pas pesë viteve, ngordhi pranë çiftit të tij të imagjinuar. Një përgjegjës i ambientit i cili jetonte në këtë ishull, ka thënë: "Të gjithë ne jemi të pikëlluar për faktin se ky zog ka përjetuar një eksperiencë të tillë, të hidhur dhe pikëlluese". Çështje më pikëlluese e këtij tregimi është kjo që muajin e kaluar pas pesë viteve, 3 pata të tjera kanë hyrë në këtë ishull, mirëpo Nigel që ishte mësuar me jetën pranë çiftit të tij të imagjinuar, nuk i kishte dhënë rëndësi fare pranisë së tyre.  

Tags