Gutters i shqetësuar mbi gjendjen në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68509-gutters_i_shqetësuar_mbi_gjendjen_në_gaza
Antonio Gutters sekretari i përgjithshëm i OKB është shprehur i shqetësuar mbi situatën humanitare dhe ekonomike në rripin e Gazës dhe kërkoi vazhdimin e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare me krijimin e dy qeverive për t’i dhënë fund kontestit mes regjimit sionist dhe palestinezëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 06, 2018 10:10 Europe/Tirane
  • Gutters i shqetësuar mbi gjendjen në Gaza

Antonio Gutters sekretari i përgjithshëm i OKB është shprehur i shqetësuar mbi situatën humanitare dhe ekonomike në rripin e Gazës dhe kërkoi vazhdimin e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare me krijimin e dy qeverive për t’i dhënë fund kontestit mes regjimit sionist dhe palestinezëve.

Sekretari i përgjithshëm i OKB citoi koordinatorin humanitar të OKB-së në Palestinë, Robert Piper, i cili paralajmëroi për pasojat katastrofike të një reduktimi të mëtejshëm të furnizimit me energji elektrike në Rripin e Gazës mbi kushtet e jetesës së dy milionë palestinezëve. Ai i bëri thirrje Autoritetit Palestinez, Hamasit dhe Izraelit për tu përkushtuar në mirëqenien e banorëve të Gazës dhe për të marrë masat e nevojshme për të shmangur vuajtjet e mëtejshme. OKB tashmë i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbështesë përpjekjet e saj humanitare të kufizuara për të parandaluar shkatërrimin e kushteve të jetesës, shëndetit, të ujit, kanalizimeve dhe shërbimeve komunale në rripin e Gazës. Në fillim të kësaj jave, qeveria e regjimit sionist ra dakord për reduktimin e  furnizimit me energji elektrike në Rripin e Gazës. Nëse, ky vendim zbatohet, situata do të bëhet katastrofike. Reduktimi do të furnizojë shumicën e familjeve palestineze në Gaza me vetëm 2 orë energji elektrike në ditë. Spitalet, qendra e shpërndarjes së ujit, shërbimet e trajtimit të ujërave të zeza dhe shërbimet sanitare, tashmë furnizohen në mënyrë dramatike me energji elektrike që nga mesi i prillit dhe varen pothuajse plotësisht në ndihmat emergjence të OKB-së. Njerëzit në Gaza nuk duhet të mbahen peng i bllokadës totale, tha Robert Piper.