Piloti rus që humbi jetën në Siri shpallet hero i kombit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68513-piloti_rus_që_humbi_jetën_në_siri_shpallet_hero_i_kombit
Piloti i avioni Su-25 të Rusisë që ditën e shtunë u vra në Siri pas rrëzimit të avionit në Siri, është shpallur hero i kombit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 06, 2018 06:40 Europe/Tirane
  • Piloti rus që humbi jetën në Siri shpallet hero i kombit

Piloti i avioni Su-25 të Rusisë që ditën e shtunë u vra në Siri pas rrëzimit të avionit në Siri, është shpallur hero i kombit.

Me propozim të ministrisë së mbrojtjes dhe me konfirmimin e presidentit Vladimir Putin, piloti Roman Filippov me origjinë nga Ukraina i cili është futur në ushtrinë ruse pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, është emëruar Hero i Kombit dhe është cilësuar një prej pilotëve më të mirë të ushtrisë ruse. Ai u vra nga terroristët në Siri. Ligjvënësit e lartë rusë i kanë kërkuar Kremlinit të hetojë origjinën e sistemit anti-ajror (MANPAD), i cili u përdor nga terroristët takfiristë për të rrëzuar një avion rus në Siri. "Sigurisht, ne do të hetojmë, duke përfshirë një mori çështjesh: nga lloji i MANPAD-it deri në rrethanat e rrëzimit të avionit Su-25", tha për agjencinë e lajmeve Interfax, Frants Klintsevich, zëvendëskryetari i parë i Komitetit të Mbrojtjes të Këshillit Federal të Rusisë. "Humbja e një avioni nuk është asgjë, por politikisht, ajo ka rëndësi të madhe dhe pasoja të gjera", shtoi ai. "Vendet nga territori i të cilave mbërrijnë armë, që përdoren më pas kundër ushtarakëve rusë, duhet të kuptojnë se kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar", tha ai. Dje, bombarduesit rusë sulmuan zonën ku u rrëzua avioni Su-25, duke vrarë 30 pjesëtarë të grupit terrorist Fronti Nusra.