Gjenerali amerikan: Lufta me Korenë do të jetë e keqe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68549-gjenerali_amerikan_lufta_me_korenë_do_të_jetë_e_keqe
Zyrtari më i lartë ushtarak amerikan, Gjeneral Joseph Dunford, ka paralajmëruar se çdo luftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut do të ishte "e keqe".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2018 13:22 Europe/Tirane
  • Gjenerali amerikan: Lufta me Korenë do të jetë e keqe

Zyrtari më i lartë ushtarak amerikan, Gjeneral Joseph Dunford, ka paralajmëruar se çdo luftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut do të ishte "e keqe".

Dunford, i cili është kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, i bëri komentet të martën pasi vizitoi marinsat e SHBA të vendosur përkohësisht në një bazë të forcave ajrore australiane në Darvin. "Tani për tani, dimensioni ushtarak i problemit po përforcon fushatën e presionit ekonomik dhe diplomatik të Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson," tha ai duke shtuar se "përpjekjet e tij diplomatike janë mbështetura nga një forcë ushtarake e besueshme". Dunford tha se Presidenti Donald Trump e ka këshilluar atë dhe sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, të përgatisin një "gamë të plotë" të opsioneve ushtarake kundër Koresë së Veriut. Kur një marins pyeti se në rast të luftës, si do të shmangte Pentagoni normat e larta të humbjeve të shkaktuara gjatë Luftës së Koresë së viteve 1950-53, Dunford tha: "Ne jemi padyshim një forcë ushtarake ndryshe nga sa ishim edhe 10 vjet më parë. " "Por në fund të fundit, do të jetë një luftë e keqe nëse luftojmë në gadishullin Korean dhe do të përfshijë marinarë dhe ushtarë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë," shtoi ai.