Tërmeti i fuqishëm godet Tajvanin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68561-tërmeti_i_fuqishëm_godet_tajvanin
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Richter tronditi ishullin e Tajvanit, sidomos qytetin Hualien, ku janë rrëzuar dhe dëmtuar ndërtesa shumëkatëshe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2018 16:33 Europe/Tirane
  • Tërmeti i fuqishëm godet Tajvanin

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Richter tronditi ishullin e Tajvanit, sidomos qytetin Hualien, ku janë rrëzuar dhe dëmtuar ndërtesa shumëkatëshe.

Autoritetet lokale raportojnë se presin një numër të konsiderueshëm viktimash, ndërsa shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre, në pallatet e rrëzuara apo të dëmtuara. Videot e publikuara nga banorët e qytetit Hualien shfaqin dëmet serioze që ka shkaktuar tërmeti, ku veç ndërtesave të dëmtuara janë çarë edhe rrugët. Autoritetet kanë nisur një operacion masiv për shpëtimin e njerëzve të mbetur në kurth brenda ndërtesave, në ndihmë të të cilëve janë nisur edhe forcat ushtarake. Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Hualien, shumë pak kilometra nën sipërfaqen e tokës, diçka që e bëri kaq shkatërrimtar. Tërmeti i fuqishëm u pasua nga disa lëkundje dytësorë të fuqishme që i tmerruan edhe më shumë banorët e qytetit.