"Strategjia e re" e BE për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68605-strategjia_e_re_e_be_për_anëtarësimin_e_shteteve_të_ballkanit
Shefja e politikës së jashtme të BE-së deklaroi se strategjia e re për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian mund të jetë një moment historik për BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2018 07:53 Europe/Tirane

Shefja e politikës së jashtme të BE-së deklaroi se strategjia e re për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian mund të jetë një moment historik për BE.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Federika Mogherini, avancimi drejt anëtarësimit të 6 vendeve të Ballkanit perëndimor (SHqipërisë, BeH, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë), mund të jetë "i ndjeshëm dhe i pakthyeshëm" për të gjithë. Komisioni Evropian shpalosi Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që ripërcakton nga njëra anë detyrimet kryesore që vetë vendet e rajonit duhet të përmbushin, me përqendrim të veçantë në Shtetin ligjor dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe mes tyre, ndërsa nga ana tjetër, flet për një angazhim në rritje të vetë Bashkimit Evropian për t'i mbështetur më shumë këto vende në rrugëtimin e tyre. Gjatë publikimit të dokumentit nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini dhe komisionari për zgjerim, Johanness Hahn, u tha se strategjia hap dyert për integrimin e rajonit. "Kjo strategji ofron perspektivë konkrete dhe të qartë të integrimit evropian për secilin nga gjashtë partnerët tanë, qartazi varësisht nga meritat në proces, që janë shumë mirë të njohura" tha zonja Mogherini.