Ankaraja: Nuk kemi mosmarrëveshje me Rusinë për operacionin në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68653-ankaraja_nuk_kemi_mosmarrëveshje_me_rusinë_për_operacionin_në_siri
Turqia deklaron se nuk ka mosmarrëveshje me Rusinë lidhur me operacionin e saj ushtarak që po zhvillohet kundër militantëve kurdë të mbështetur nga SHBA në rajonin verior të Sirisë, Afrin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2018 16:58 Europe/Tirane
  • Ankaraja: Nuk kemi mosmarrëveshje me Rusinë për operacionin në Siri

Turqia deklaron se nuk ka mosmarrëveshje me Rusinë lidhur me operacionin e saj ushtarak që po zhvillohet kundër militantëve kurdë të mbështetur nga SHBA në rajonin verior të Sirisë, Afrin.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në një intervistë me kanalin TGRT Haber në përgjigje të një pyetjeje nëse kishte tension midis Ankarasë dhe Moskës mbi operacionin ”Dega e Ullirit”, tha: "Ne nuk kemi ndonjë mosmarrëveshje me Rusinë. Ne vazhdojmë kontaktet tona me Rusinë, e cila po zhvillon një fushatë ajrore kundër grupeve terroriste në Siri me kërkesë të Damaskut”. "Ne duhet të informojmë njëri-tjetrin në kohën e duhur, veçanërisht lidhur me sulmet ajrore dhe zhvillimet në terren. Ne i kontaktojmë ata në kohë reale ose paraprakisht, "shtoi ministri i Jashtëm turk. Çavushoglu tha gjithashtu se forcat turke kishin përfunduar ndërtimin e një pike të gjashtë vëzhgimi në provincën veriperëndimore të Sirisë, si pjesë e një marrëveshjeje me dy garantuesit e tjerë të armëpushimit në Siri, Iranin dhe Rusinë. Ndërkohë, Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe homologët e tij turk dhe iranian Recep Tayyip Erdogan dhe Hasan Ruhani ishin në kontakt të rregullt për të diskutuar konfliktin në Siri.