Taxhikistani fal mbi 100 të kthyer nga Siria dhe Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68713-taxhikistani_fal_mbi_100_të_kthyer_nga_siria_dhe_iraku
Taxhikistani ka falur më shumë se 100 shtetas taxhikë që janë kthyer nga Iraku dhe Siria pas luftimeve në radhët e ISIS dhe grupeve të tjera terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 08, 2018 18:15 Europe/Tirane
  • Taxhikistani fal mbi 100 të kthyer nga Siria dhe Iraku

Taxhikistani ka falur më shumë se 100 shtetas taxhikë që janë kthyer nga Iraku dhe Siria pas luftimeve në radhët e ISIS dhe grupeve të tjera terroriste.

Ministri i Brendshëm i Taxhikistanit Ramazan Rahimzoda tha të enjten se të kthyerit mund të rifillojnë jetën e tyre normale bazuar në një dekret të qeverisë për amnistinë e vitit 2015. "Lidhur me fatin e 111 qytetarëve të Taxhikistanit të cilët u kthyen vullnetarisht nga Siria dhe Iraku, të gjithë janë të lirë sipas ligjit të Taxhikistanit", tha Rahimzoda në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe. Rahimzoda gjithashtu tha se Taxhikistani po verifikonte raporte për vdekjen e Gulmurod Khalimov, rekrutuesit më të lartë të ISIS në Taxhikistan. Khalimov ishte shefi i forcave speciale të Ministrisë së Brendshme të Taxhikistanit deri në vitin 2015. Ai ishte i njohur për një kohë si "ministri i luftës" i ISIS-it. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pohoi në shtator të vitit të kaluar se avionët e saj luftarak e kishin vrarë atë gjatë një operacioni në Siri.