Francë, 33 miliardë dollarë për armët bërthamore
Franca po planifikon të shpenzojë 33 miliardë dollarë (27 miliardë euro) për të përmirësuar arsenalin e saj të armëve bërthamore si pjesë e një shpenzimi ushtarak masiv prej 370 miliardë dollarësh (300 miliardë euro) gjatë viteve të ardhshme për të përmbushur kërkesat e aleancës ushtarake të NATO-s, njoftoi ministri francez i mbrojtjes.
Duke folur në media të enjten, Ministri francez i Mbrojtjes, Florence Parly tha se Parisi donte të rriste buxhetin e tij ushtarak në mënyrë që të "mbajë pozitën e tij" si një fuqi kryesore në Evropë. Franca shpenzon 42 miliardë dollarë (34 miliardë euro) ose 1.8 për qind të GDP-së së saj për qëllime ushtarake, pra më pak se pragu dy për qind i vendosur nga NATO. Franca do të kryejë gjithashtu një rritje prej 34 për qind në shpenzimet për "modernizimin e armatimit", që përfshin blerjen e automjeteve të reja të blinduara Skorpion, katër nëndetëse sulmuese Barracuda dhe tre fregata, si dhe një flotë të re të automjeteve të blinduara Griffon.