Ligjvënësit evropianë dënojnë agresionin ushtarak të Turqisë ndaj Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68749-ligjvënësit_evropianë_dënojnë_agresionin_ushtarak_të_turqisë_ndaj_sirisë
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kanë dënuar agresionin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 09, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Ligjvënësit evropianë dënojnë agresionin ushtarak të Turqisë ndaj Sirisë

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kanë dënuar agresionin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.

Kanali televiziv Russia Today njoftoi se deputetët e Parlamentit Evropian të premten në takimin e tyre kanë dënuar agresionin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë si dhe arrestimin e qindra personave në Turqi për shkak të kritikave që kanë bërë ndaj këtij agresioni. Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar një projektligj me qëllim inkurajimin e përpjekjeve për anulimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi pas grusht shtetit të pasuksesshëm të vitit 2016 dhe kanë deklaruar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi është bërë për të heshtur kundërshtimet ligjore dhe paqësore ndaj qeverisë. Deputetët e Parlamentit të Evropës gjithashtu kanë pohuar se dhënia e ndihmave financiare për Turqinë për të ndihmuar procesin e anëtarësimit në BE, duhet të kushtëzohen me përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe sundimit të ligjit në këtë vend. Turqia dhe Bashkimi Evropian në vitin 2005 kanë filluar negociatat për anëtarësimin e këtij vendi në BE. Megjithëkëtë marrëdhëniet e Bashkimit Evropian dhe Turqisë janë reduktuar në nivelin më të ulët pasi Turqia nuk lejoi autoritetet e Gjermanisë që të vizitojnë bazën ushtarake të NATO-s në Turqi dhe pasi autoritetet turke arrestuan disa shtetas gjermanë.