Uashingtoni i kërkon Pekinit marrëdhënie të ekuilibruara ekonomike
Shkurt 09, 2018 12:47 Europe/Tirane
Shefi i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson i shprehu me këmbëngulje homologut kinez, Yang Jiechi nevojën për të arritur në një marrëdhënie ekonomike të drejtë dhe të ekuilibruar.
“Dy krerët rikonfirmuan gjithashtu angazhimin e presidentëve, Donald Trump dhe Xi Jinping në mbështetje të mbajtjes së presionit kundër programeve bërthamore dhe balistike të paligjshme të Koresë së Veriut”, njoftoi zëdhënësja e departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert për shtypin. “Ne shpresojmë që Kina do të bëjë më shumë sepse ne e dimë që ajo mund të bëjë më shumë”, shtoi ajo.
Tags