Shkurt 10, 2018 08:15 Europe/Tirane
  • Schulz refuzon të marrë drejtimin e Ministrisë së jashtme të Gjermanisë

Përballë kritikave të brendshme, kreu i Socialdemokratëve gjermanë tha se ai nuk do të jetë kandidat për të udhëhequr Ministrinë e jashtme të Gjermanisë ose ndonjë post tjetër në qeverinë gjermane.

Martin Schulz ka njoftuar se për shkak të mosmarrëveshjeve të partisë demokrate mund të rrezikohet marrëveshja me partinë konservatore “Unioni demokristian_ të Angela Merkel, për të formuar një qeveri koalicioni. Unioni Demokristian (CDU) i kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe Partia Socialdemokrate (SPD) e qendrës së majtë, kanë arritur marrëveshje për koalicion, duke e përfunduar një paqartësi politike, që ka zgjatur më tepër se katër muaj.

 

Tags