Në Kashmirin e Indisë janë vrarë dy ushtarë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68825-në_kashmirin_e_indisë_janë_vrarë_dy_ushtarë
Dy ushtarë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur sot në Kashmirin e kontrolluar nga India, derisa trupat kanë shkëmbyer zjarr me militantë të armatosur, të cilët ishin bllokuar brenda një kampi të ushtrisë, kanë thënë zyrtarët.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 10, 2018 13:06 Europe/Tirane
  • Në Kashmirin e Indisë janë vrarë dy ushtarë

Dy ushtarë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur sot në Kashmirin e kontrolluar nga India, derisa trupat kanë shkëmbyer zjarr me militantë të armatosur, të cilët ishin bllokuar brenda një kampi të ushtrisë, kanë thënë zyrtarët.

Zyrtari qeveritar, Abdul Rehman Veeri, u tha ligjvënësve të rajonit se përleshja e armatosur, që kishte filluar në mëngjes, ka vazhduar deri në mesditë. Militantët ishin barrikaduar në një hapësirë të banimit në kamp, ku janë të vendosur ushtarët dhe familjet e tyre, ka thënë policia në qytetin Xhamu. Mbetet e paqartë se sa militantë ishin të përfshirë në këto të shtëna. Rajoni i Kashmirit në Himalaje është i ndarë ndërmjet Indisë dhe rivalit kryesor të saj, Pakistanit fqinj. Të dy shtetet pretendojnë se Kashmiri u takon në tërësi. Disa grupe militante kanë luftuar prej vitit 1989 për pavarësinë e Kashmirit nga India dhe bashkimin me Pakistanin. India e akuzon Pakistanin se i furnizon me armatim dhe i trajnon militantët. Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza.