Dy Koretë kërkojnë paqe, Amerika kërcënon veriun me luftë
(last modified Sat, 10 Feb 2018 17:24:45 GMT )
Shkurt 10, 2018 18:24 Europe/Tirane
  • Dy Koretë kërkojnë paqe, Amerika kërcënon veriun me luftë

Shtetet e Bashkuara e kanë kërcënuar përsëri Korenë e Veriut me një sulm ushtarak pasi Koreja e Jugut po përjeton një zbutje të madhe në marrëdhëniet e saj me Penianin, për herë të parë në më shumë se 60 vjet.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence, i cili ka udhëhequr një delegacion të zyrtarëve amerikanë për të ndjekur Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut, tha në një intervistë ekskluzive me NBC News se Uashingtoni nuk po përjashtonte opsionet ushtarake pasi “tensionet vazhdojnë të  tensionojnë Gadishullin Korean”. "Ne do të vazhdojmë të bëjmë presion ekonomikisht dhe diplomatikisht, duke ruajtur të gjitha opcionet tona ushtarake ndaj Koresë së Veriut", shtoi Pence. Nga ana tjetër, Moon Jae In president i Koresë Jugore ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit japonez Shinzo Abe për të kryer nj stërvitje të përbashkët ushtarake me Shtetet e Bashkuara në Gadishullin Korean. Presidenti koreano-jugor Moon Jae-in është ftuar të vizitojë Korenë e Veriut, me ftesë zyrtare nga lideri i vendit Kim Jong-un.  Sot presidenti Moon është takuar me delegacionin e ardhur nga Koreja e Veriut, mes tyre edhe motra e liderit Kim. Ka qenë pikërisht Kim Yo-jong ajo që ka prezantuar ftesën për kreun koreano-jugor të shtetit. Takimi i zhvilluar në pallatin presidencial në Seul konsiderohet si përballja më e rëndësishme diplomatike mes dy vendeve. Pjesëmarrës ishte edhe lideri ceremonial Kim Yong-nam, i konsideruar si kreu i delegacionit të ardhur nga Veriu. Palët gjithashtu u përshëndetën edhe gjatë ceremonisë hapëse të Olimpiadës Dimërore, teksa presidenti Moon shtrëngoi duart me Kim Yo-jong në dy raste, kur Koretë marshuan nën një flamur të përbashkët. Por duket se kjo shkrirje e akujve mes dy Koreve nuk është reflektuar në Uashington. Zv/presidenti amerikan Mike Pence, i ulur vetëm disa vende larg zyrtarëve koreanë, e mirëpriti skenën e takimit me një pamje të ftohtë. Madje raportohet se ai dhe zyrtarët veriorë nuk janë përshëndetur me njëri-tjetrin në asnjë moment.

 

Tags