Bisedë telefonike e Netanjahut me Putin
Vladimir Putin president i Rusisë zhvilloi një bisedë telefonike me Beniamin Netanjahu kryeministër i regjimit sionist ku deklaroi se Moska mbështet çdokënd i cili përpiqet për të evituar çdo lloj konfrontimi dhe konflikti të ri në rajon.
Palët në këtë bisedë telefonike diskutuan mbi rrëzimin e avionit të regjimit sionist në territorin e Sirisë. Nga ana e tij kryeministri i regjimit sionist deklaroi se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten e tij nga sulmet e Sirisë. Pretendimet e regjimit sionist bëhen në kohën kur që nga viti 2011 e deri më sot grupet terroriste të mbështetur nga Amerika dhe disa vende arabe kanë sulmuar Sirinë ndërkohë që regjimi sionist në mbështetje të grupeve terroriste disa herë ka sulmuar Sirinë me avionë ushtarakë. Vlen të theksohet se biseda telefonike mes Putin dhe Netanjahu u mbajt pasi disa ditë më parë sistemi anti-ajror i Sirisë në përgjigje të sulmeve të regjimit sionist ka rrëzuar dhe shkatërruar një avion luftarak sionist të tipit F-16.