Chavushogllu: Marrëdhëniet SHBA-Turqi para kolapsit të plotë
Ministri i jashtëm turk paralajmëroi pak para takimit me homologun e tij amerikan në Ankara, se marrëdhëniet SHBA-Turqi gjenden para kolapsit të plotë.
Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Chavushogllu, paralajmëroi sot para takimit me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson, se marrëdhëniet SHBA-Turqi janë në një pikë kritike, me një potencial për kolaps të plotë. Në konferencën për shtyp në Stamboll, ministri i jashtëm i Turqisë deklaroi: "Ne mund të përmirësojmë marrëdhëniet tona, ose këto marrëdhënie do të shemben krejtësisht. "Nëse Shtetet e Bashkuara nuk marrin masat e nevojshme, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm në fusha të tjera, duke përfshirë edhe Manbixhin" shtoi Chavushogllu.