Politika propaganduese e britanikëve mbi vrasjen e myslimanëve në Mianmar
Britania e Madhe nuk ka një politikë të qartë mbi vrasjen e myslimanëve në Mianmar dhe mbi gjendjen e myslimanëve të tjerë të shpërngulur në Bangladesh.
Sekretari i jashtëm britanik, i cili udhëtoi në Mianmar, pas vizitës që zhvilloi në fshatrat myslimane të komunitetit Rohingya, tha se deri më tani nuk kishte parë një skenë të tillë. Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson shprehu keqardhje në takimin me udhëheqësen e Mianmarit Aung San Suu Kyi lidhur me situatën e myslimanëve Rohingya, duke thënë se ai deri më tani nuk kishte parë një skenë të tillë që kishte hasur në fshatrat myslimane të komunitetit Rohingya. Sekretari i jashtëm britanik, Boris Xhonson u takua të dielën në Naypyidaw me homologen e tij nga Mianmari Aung San Suu Kyi, për të diskutuar mbi rastin e ndjeshëm të myslimanëve Rohingya. "Të dyja palët diskutuan në mënyrë eksplicite dhe miqësore zhvillimet më të fundit në shtetin Rakhin, duke përfshirë kthimin e të zhvendosurve", tha në një deklaratë të publikuar në Facebook Ministria e Jashtme të Mianmarit. Udhëtimi i Boris Johnson në Mianmar është bërë për shkak se Kombet e Bashkuara akuzojnë ushtrinë e Mianmarit për pastrimin e grupit etnik në rajonin perëndimor të këtij vendi, ku rreth 700,000 Rohingya janë arratisur në Bangladeshi që nga gushti 2017. Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar vuri në dukje detajet e masakrës dhe pesë varreve masive në një fshat në Mianmar, duke thënë se këto janë krime kundër njerëzimit. Ky qëndrim i Britanisë së Madhe mbahet në kohën kur myslimanët e Mianmarit janë cilësuar nga Kombet e Bashkuara si simboli i gjenocidit më mizor kundër njerëzimit. Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar vuri në dukje detajet e masakrës dhe pesë varreve masive në një fshat në Mianmar, duke thënë se këto janë krime kundër njerëzimit. Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar tha se operacionet e dhunshme të ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia kanë qenë tregues i gjenocidit. Yangli Lee tha në Seul se derisa të formohet gjykata e besueshme dhe të ekzaminohen provat, nuk mund të bëjë një deklaratë përfundimtare, por ka indikacione se gjenocidi po ndodh dhe se provat janë në rritje. Të shpërngulurit myslimanë Rohingya për tu kthyer në Mianmar kanë vendosur si kusht garantimin e të drejtave themelore të tyre. Sipas akordit të 25 nëntorit 2017, procesi për kthimin e myslimanëve Rohingya në vendin e tyre ka nisur në fund të janarit 2018. Negociatat mes autoriteteve të Bangladeshit dhe Mianmarit për kthimin e myslimanëve në vendin e tyre, janë organizuar në kohën kur nga Mianmari janë shpërngulur disa grupe të tjera myslimanësh Rohingya, të cilët janë vendosur në Bangladesh. Duke qenë se myslimanët Rohingya në këto negociata nuk kanë pasur asnjë përfaqësues, negociatat janë kundërshtuar fuqishëm prej tyre. Fil Robertson, shefi i departamentit të Azisë në organizatën Human Rights Watch ka shprehur shqetësimin nga kthimi i myslimanëve Rohingya në Mianmar dhe ka thënë se për mbrojtjen e myslimanëve në kohën e kthimit të tyre nuk ka asnjë garanci ndërkombëtare. Më shumë se 962 mijë myslimanë Rohingya janë larguar nga Mianmari për në Bangladesh për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre nga budistët radikalë dhe ushtria e Mianmarit.