OKB paralajmëron forcat paqeruajtëse për pasojat e abuzimit seksual
(last modified Wed, 14 Feb 2018 12:06:33 GMT )
Shkurt 14, 2018 13:06 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron forcat paqeruajtëse për pasojat e abuzimit seksual

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB ka paralajmëruar në lidhje me pasojat e rrezikshme të sjelljeve të pamoralshme dhe abuzimit seksual që kryejnë disa forca paqeruajtëse të OKB.

Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se Miroslav Liçak, kryetari i AP të OKB, në mbledhjen e komitetit special për operacione të paqeruajtësve, deklaroi: "Detyrë e forcave paqeruajtëse të OKB është të mbrojnë civilët dhe nuk duhet të kryejnë veprime të pamoralshme, abuzime seksuale dhe as përdhunime të ndryshme. Paqeruajtësit nëse kryejnë ndonjë veprim të tillë, në asnjë mënyrë nuk do të mbesin të sigurt nga gjykimi dhe dënimi, sepse detyra e tyre është të bëjnë përpjekje për të mbrojtur vlerat dhe parimet e OKB". Ndërkohë Stephen Dujaric, zëdhënësi i OKB, të hënën ka thënë se së fundi janë publikuar lajme se forcat paqeruajtëse të OKB nga Afrikën e Jugut kanë kryer abuzime seksuale ndaj civilëve të Republikës Demokratike të Kongos dhe OKB ka kërkuar nga autoritetet jugafrikone që të kryejnë hetime në lidhje me këtë çështje.

Tags