Stoltenberg kërkon zgjerimin e misionit të NATO-s në Irak
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ushtarake është e gatshme të zgjerojë misionin trajnues në Irak.
Stoltenberg tha se pret që ministrat e mbrojtjes të NATO-s të pajtohen rreth planifikimit të një misioni më të madh në Irak, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 14 dhe 15 shkurt. “Vitet e përvojës në Afganistan na kanë mësuar se forcimi i trupave lokale është një nga mjetet tona më të mira në luftën kundër terrorizmit", tha shefi i NATO-s në një konferencë për media në Bruksel. Misioni trajnues i NATO-s në Irak është themeluar në vitin 2004 për ta ndihmuar këtë vend në krijimin e forcave efektive të sigurisë. Misioni ka trajnuar mbi 5,000 pjesëtarë të stafit ushtarak të Irakut dhe 10,000 policë.