Stoltenberg kërkon zgjerimin e misionit të NATO-s në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69117-stoltenberg_kërkon_zgjerimin_e_misionit_të_nato_s_në_irak
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ushtarake është e gatshme të zgjerojë misionin trajnues në Irak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 14, 2018 11:32 Europe/Tirane
  • Stoltenberg kërkon zgjerimin e misionit të NATO-s në Irak

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ushtarake është e gatshme të zgjerojë misionin trajnues në Irak.

Stoltenberg tha se pret që ministrat e mbrojtjes të NATO-s të pajtohen rreth planifikimit të një misioni më të madh në Irak, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 14 dhe 15 shkurt. “Vitet e përvojës në Afganistan na kanë mësuar se forcimi i trupave lokale është një nga mjetet tona më të mira në luftën kundër terrorizmit", tha shefi i NATO-s në një konferencë për media në Bruksel. Misioni trajnues i NATO-s në Irak është themeluar në vitin 2004 për ta ndihmuar këtë vend në krijimin e forcave efektive të sigurisë. Misioni ka trajnuar mbi 5,000 pjesëtarë të stafit ushtarak të Irakut dhe 10,000 policë.