BE pranon se ka dështuar në krizën e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69143-be_pranon_se_ka_dështuar_në_krizën_e_sirisë
Kreu i konferencës së sigurisë në Munih ka pohuar se BE ka dështuar në sferën politike në Lindjen e Mesme dhe sidomos në çështjen e Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 15, 2018 06:02 Europe/Tirane
  • BE pranon se ka dështuar në krizën e Sirisë

Kreu i konferencës së sigurisë në Munih ka pohuar se BE ka dështuar në sferën politike në Lindjen e Mesme dhe sidomos në çështjen e Sirisë.

Wolfgang Schauble, kreu i Konferencës së Sigurisë në Munih në një intervistë për gazetën gjermane Bildt, tha se BE është përfaqësuese e një popullate prek 500 milion njerëz dhe shumë vende të rëndësishme konsiderohen partnerë tregtarë mirëpo në sferën e politikes së jashtme nuk ekziston asnjë strategji e caktuar dhe krerët e këtij unioni kanë krijuar vetëm terrorizmin dhe krizën në Lindjen e Mesme. Për aq kohë sa një vend me të drejtën e veto-s të parandalojë një politikë të përbashkët të huaj të BE, atëherë ky union asnjëherë nuk mund të luajë rol efikas në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare si kriza në Siri. Kreu i Konferencës së Sigurisë në Munih nga qeveria e ardhshme e Gjermanisë kërkoi të ndërmarrë hapa për reformimin e BE dhe theksoi se Brukseli vetëm me vendime maksimale mund të jetë efikas. Konferenca e Sigurisë në Munih do të mbahet në datë 16-18 shkurt 2018 dhe në të marrin pjesë më shumë se 20 vende të botës, rreth 40 ministra të jashtëm dhe 52 drejtues të kompanive të mëdha.