Takimi i ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel
(last modified Thu, 15 Feb 2018 08:32:58 GMT )
Shkurt 15, 2018 09:32 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

Ministrat e mbrojtjes të 29 vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar mbi disa tematika të rëndësishme.

Një prej temave të diskutuara në Bruksel ishte buxheti i aleancës, përpjekja e Amerikës për prani të gjatë në Irak me pretekstin e luftës kudër terrorizmit si dhe disa çështje të tjera. Vendimet e marra në këtë takim do të miratohen në muajin korrik. Shqetësimi i Amerikës mbi bashkëpunimin në sistemin mbrojtës të Evropës, si dhe mosmarrëveshjet mes Uashingtonit dhe Ankarasë ishin disa nga temat e tjera të trajtuara në takimin e ministrave të NATO-s në Bruksel. Ministrat e mbrojtjes së NATO-s diskutuan mbi shpenzimet për mbrojtje dhe luftën kundër terrorizmit në takimin që do të mbahet në Bruksel, ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis. Një ditë para takimit dy ditor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ai ka besim që takimi do të rikonfirmoj rëndësinë e aleancës veri-atlantike. Ai iu ka bërë thirrje vendeve anëtare që të sigurojnë Shtetet e Bashkuara për përkushtimin e tyre rreth rritjes së shpenzimeve për mbrojtje. Pas gati tre vitesh të veprimeve agresive të Rusisë, aleatët e shqetësuar të NATO-s janë duke kërkuar siguri për përkushtimin amerikan ndaj aleancës 29 anëtarësh pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur NATO-n të vjetërsuar dhe është kërcënuar se nuk do e ofrojë përkrahjen amerikane nëse vendet anëtare nuk rrisin shpenzimet për mbrojtje. Trump rregullisht ka kritikuar vendet anëtare të NATO-s, që nuk shpenzojnë 2 % të Bruto Prodhimit të tyre Vendor për mbrojtje. Stoltenberg ka thënë se shpenzimet për mbrojtje ka qenë tema kryesore e dy telefonatave që ka pasur me Trumpin. Stoltenberg ka thënë se SHBA-ja, Britania, Polonia, Greqia dhe Estonia tashmë shpenzojnë 2 % të Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa Lituania, Letonia dhe Rumania po i afrohen këtij kushti. Takimi në Bruksel, pritet që të fuqizojë përfshirjen e NATO-s në luftën kundër terrorizmit, në veçanti kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.  Iniciativa për mbrojtjen evropiane nuk duhet të krijojë barriera ekonomike dhe as të shfaqet si alternativë në NATO, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, një ditë para takimit të ministrave të Mbrojtjes të organizatës në Bruksel. Jens Stoltenberg iu referua shqetësimeve të shprehura nga administrata amerikane. “Po, ka pikëpamje të ndryshme”, pranoi Stoltenberg në një konferencë shtypi për prezantimin e takimit në të cilin do të marrë pjesë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis. “Ne mbështesim iniciativën evropiane, me kusht që ajo të jetë plotësuese dhe të mos heqë dorë nga aktivitetet dhe nevojat e NATO-s”, theksoi Katie Wheelbarger, e ngarkuar për sigurinë ndërkombëtare në Ministrinë amerikane të Mbrojtjes. “Ne nuk dëshirojmë që BE të heqë burimet në NATO”, nënvizoi ajo. Përfaqësuesja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini do të jetë e ftuar nesër në mbrëmje për të saktësuar iniciativën evropiane. “Më shumë shpenzime dhe kapacitete mund të riforcojnë NATO-n. Duhet reaguar si një plotësues, jo për të zëvendësuar NATO-n”, theksoi Jens Stoltenberg. “Kjo nuk do të kishte kuptim për BE-në dhe NATO-n për të hyrë në konkurrencë”, nënvizoi ai. Jens Stoltenberg paralajmëroi gjithashtu kundër një mbylljeje të tregjeve ushtarake evropiane në vendet jo anëtare të BE-së. “Duhet shmangur krijimi i barrierave të reja brenda NATO-s. Ne kërkojmë një industri për mbrojtjen evropiane më  konkurruese. Është në interes të të gjithë aleatëve të NATO-s”, theksoi ai. Takimi i ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që po zhvillohet këto dy ditë në Bruksel, merr një rëndësi të veçantë, pasi i paraprin takimeve përgatitore të Samitit të kryetarëve të shteteve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që do të mbahet në Bruksel në 11 dhe 12 Korrik.

 

Tags