Turqia e irrituar nga përkrahja e SHBA për YPG
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69181-turqia_e_irrituar_nga_përkrahja_e_shba_për_ypg
Ministri turk i mbrojtjes deklaroi se i ka kërkuar homologut të tij amerikan të ndalojë mbështetjen për grupin militant të Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) dhe të largojë të ashtuquajturat Forca Demokratike Siriane (SDF) nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që pretendon se po lufton grupin terrorist ISIS në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 15, 2018 16:33 Europe/Tirane
  • Turqia e irrituar nga përkrahja e SHBA për YPG

Ministri turk i mbrojtjes deklaroi se i ka kërkuar homologut të tij amerikan të ndalojë mbështetjen për grupin militant të Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) dhe të largojë të ashtuquajturat Forca Demokratike Siriane (SDF) nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që pretendon se po lufton grupin terrorist ISIS në Siri.

Nurettin Canikli i bëri komentet gjatë një emisioni televiziv të transmetuar të enjten nga kryeqyteti belg Bruksel, duke thënë se i kishte thënë Jim Mattis se mbështetja e Uashingtonit për militantët e YPG në Siri do të ndihmojë militantët e tjerë kurdë në Turqi "të rriten dhe të forcohen" dhe të paraqesin një kërcënim "ekzistencial" për Turqinë. Ministri turk i mbrojtjes takoi Mattis në margjinat e një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel një ditë më parë. Canikli më tej tha se ai kishte paraqitur dokumente për Mattis duke provuar lidhjet "organike" midis YPG dhe militantëve të tjerë kurdë në Turqi. Ndërkohë, Uashingtoni i bëri thirrje Ankarasë të mbetet e përqendruar në luftën kundër ISIS, sipas një deklarate të lëshuar nga Pentagoni të enjten. "Mattis bëri thirrje për një fokus të përtërirë në fushatën për të mposhtur mbetjet e ISIS dhe për të parandaluar çdo përpjekje të organizatës terroriste që të rikonstituohet në Siri", thuhet në deklaratë. Ndërhyrja ushtarake e Turqisë kundër militantëve të YPG-së të mbështetur nga SHBA ka shkaktuar tashmë një grindje të ashpër midis dy aleatëve të NATO-s. Më vonë të enjten, sekretari i shtetit i SHBA Rex Tillerson mbërriti në Turqi për një udhëtim dy-ditor në një përpjekje për të lehtësuar tensionet me Ankaranë që kanë arritur nivele tepër të larta të. Presidenti i Turqisë ka kritikuar veprimet e Amerikës në Siri dha ka kërkuar nga Uashingtoni që sa më shpejtë t'i japë fund lojës së tij teatrale me terroristët e ISIS. Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, duke kritikuar Uashingtonin, ka thënë se vendimi i Amerikës për të financuar grupet e armatosura siriane ushtrojnë ndikim mbi vendimet e Ankarasë. Presidenti turk paralajmëroi Uashingtonin se ndihma që u ka dhënë kundërshtarëve të mëdhenj të Turqisë do të ketë pasoja. “Trupat e Shteteve të Bashkuara, – tha Erdogan, – do të marrin një shuplakë osmane, nëse përpiqen të pengojnë një sulm ndaj kurdëve në Manbixh të Sirisë veriore”. “Ne nuk do të hapim zjarr qëllimisht kundër tyre, kjo është e vetëkuptueshme”, deklaroi presidenti turk në fjalimin e mbajtur përpara grupit parlamentar të partisë së tij “AKP”. “Por, po e them që tani se do të zhdukim nga faqja e dheut çdo terrorist që do të shohim, duke nisur nga ata që qëndrojnë drejtpërdrejt pranë tyre dhe u rrahin shpatullat”, shtoi ai. Erdogani nuk ngurroi të kritikonte në fjalën e tij mbështetjen amerikane për njësitë paraushtarake kurde, “YPG”. “Vendimi i aleatit tonë për ndihma financiare për YPG-në do të ketë padyshim ndikim te lëvizjet që do të bëjmë ne”, tha kreu i shtetit turk, duke reaguar kështu ndaj planeve të buxhetit të Pentagonit, të cilat parashikojnë 300 milionë dollarë për stërvitje dhe pajisje në Siri, si dhe 250 milionë dollarë për sigurimin e kufijve. Sipas medieve turke, nga këto parà, 550 milionë dollarë janë parashikuar në vitin 2019 për milicët kurdë. Edhe pse Amerika dhe Turqia në vitet e fundit kanë pasur marrëdhënie me plotë tensione, mirëpo mbështetje e Amerikës ndaj grupeve të armatosura të kurdëve të Sirisë të cilët Turqia i quan terroristë, si dhe agresioni ushtarak i Turqisë në territorin e Sirisë, kanë shtuar në masë të madhe këto tensione. Në lidhje me këtë, ditën e kaluar Mevlut Çaushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë, ka thënë: "Marrëdhëniet tona me SHBA kanë hyrë në një periudhë shumë të ndjeshme, marrëdhëniet të cilat ose do të përmirësohen ose do të shkatërrohen tërësisht".