Vendimet e marra nga ministrat e mbrojtjes së NATO-s
(last modified Fri, 16 Feb 2018 07:35:16 GMT )
Shkurt 16, 2018 08:35 Europe/Tirane
  • Vendimet e marra nga ministrat e mbrojtjes së NATO-s

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s pas takimit të tyre në Bruksel kanë rënë dakord për mënyrën e ndarjes së financimit të aleancës dhe për mënyrën e forcimit të kësaj aleance.

Gjermania i ofroi NATO-s ngritjen dhe strehimin e një komande të re për transportimin e trupave dhe të materialit brenda Evropës. Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen i konfirmoi në një takim përkatës të aleancës në Bruksel planet përkatëse. "Gjermania ka ofruar që të shërbejë si komb kuadër, dhe për këtë të tjerët janë shumë mirënjohës", tha politikania konservatore e CDU-së. NATO-ja duhet të jetë në gjendje që në "rast tensioni ose krize" t'i transportojë shpejt trupat e saj. Pro Republikës Federale flasin gjendja "në zemër të Evropës" dhe "përvoja në temën e logjistikës dhe të mbështetjes". Me forcimin e strukturës së saj të komandimit dhe të forcave të armatosura, NATO-ja reagon para së gjithash ndaj politikës së Rusisë, që perceptohet si politikë agresive. Që prej krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, NATO-ja e ka shtuar dukshëm praninë e trupave të saj në Evropën Lindore. Tani ajo përshtat edhe strukturën e komandës së saj, për të përshpejtuar zhvendosjen e trupave nga SHBA në Evropë dhe brenda Evropës. Në kuadër të politikës së shtensionimit këto struktura janë reduktuar në mënyrë të konsiderueshme dekadat e fundit. Nga disa dyzina kuartiere qendrore të NATO-s, sot kanë mbetur vetëm shtatë. Numri i personelit ka rënë prej shumë më tepër se 20.000 ushtarakë që ishte, në rreth 6800.

Tags