Greqia paralajmëron Turqinë
Duke ju referuar tensioneve të fundit midis Turqisë dhe Greqisë, ministri i jashtëm grek tha se vendi nuk do të sillet më në mënyrë paqësore kundër tensioneve të Turqisë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë me rrjetin televiziv grek Alfa, duke ju referuar veprimeve të fundit të Turqisë në Detin Egje, ka thënë: "Duket se autoritetet turke nuk e njohin historinë dhe gjeografinë". Ministri i jashtëm i Greqisë shtoi se shkëmbi i ishullit Ej-Mia dhe ishujt pranë tij janë tërësisht në pronësi të Greqisë dhe Athina në asnjë rrethanë nuk do të heqë dorë nga e drejta absolute e sovranitetit, por do të përballojë të gjitha tensionet e Ankarasë. Kotzias gjithashtu deklaroi se Turqia po krijon tensione në Detin Egje për shkak të dështimit dhe humbjes në Siri, duke thënë se Athina po shqyrton mënyra për të marrë kompensim nga Turqia për dëmet ndaj marinës patrulluese greke.