Kryeministrja britanike takon sot kancelaren Merkel
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69241-kryeministrja_britanike_takon_sot_kancelaren_merkel
Kryeministrja britanike, Theresa May do të udhëtojë sot drejt Berlinit për t’u takuar me lideren gjermane, Angela Merkel, derisa po negociohet marrëveshja për Brexit me Bashkimin Evropian, transmeton Reuters.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 16, 2018 22:16 Europe/Tirane
  • Kryeministrja britanike takon sot kancelaren Merkel

Kryeministrja britanike, Theresa May do të udhëtojë sot drejt Berlinit për t’u takuar me lideren gjermane, Angela Merkel, derisa po negociohet marrëveshja për Brexit me Bashkimin Evropian, transmeton Reuters.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se janë të frustruar me mungesën e qartësisë së Britanisë, duke ngritur pyetje se çfarë dëshiron ky vend pas ndarjes, dhe për atë se, sa të ngushta do të jenë marrëdhëniet e këtij vendi me BE-në, në fushën e mallrave dhe shërbimeve. Më herët gjatë kësaj jave, Gjermania i ka bërë thirrje Britanisë të ofrojë plane më “konkrete”. Derisa politikanët e Britanisë janë të përqendruar në procesin e Brexitit, Gjermania është e fokusuar në formimin e qeverisë së re. Zyrtarët gjermanë kanë thënë se nuk pritet që Berlini të ndryshojë qëndrimin e tij për Brexit pasi të formohet qeveria e re.