Trump përsëri sulmon Obamën për shkak të marrëveshjes bërthamore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka kritikuar në mënyrë të përsëritur marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe ish presidentin e SHBA Barak Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shkroi në Tëitter të dielën: "Ne kurrë nuk do të harrojmë se Obama i dha Iranit 1.7 miliard dollarë në para të gatshme dhe askush as nga Kongresi, as nga FBI as nga prokuroria nuk ka kërkuar hetim në lidhje me këtë çështje". Trump ka qenë i kufizuar nga hetimet e vazhdueshme nga specialistët e kongresit dhe hetuesit lidhur me përfshirjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe "marrëveshjen e fshehtë" të fushatës së tij me Moskën dhe tani po kërkon të margjinalizojë këtë dhe të akuzojë të tjerët. Pagimi i 1.7 miliardë dollarëve Iranit për të zgjidhur një padi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, daton disa dekada më parë.