Militantët kurdë sulmojnë në brendësi të territorit turk
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69407-militantët_kurdë_sulmojnë_në_brendësi_të_territorit_turk
Të ashtuquajturat Forca Demokratike Siriane (SDF), një grup militant i mbështetur nga SHBA, ka pohuar se në një sulm kufitar kishte bombarduar pozicionet ushtarake në Turqinë fqinje, e cila po udhëheq një operacion një-mujor ndaj militantëve kurdë në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2018 17:24 Europe/Tirane
  • Militantët kurdë sulmojnë në brendësi të territorit turk

Të ashtuquajturat Forca Demokratike Siriane (SDF), një grup militant i mbështetur nga SHBA, ka pohuar se në një sulm kufitar kishte bombarduar pozicionet ushtarake në Turqinë fqinje, e cila po udhëheq një operacion një-mujor ndaj militantëve kurdë në Siri.

Koalicioni i militantëve kurdë dhe arabë e bëri njoftimin në një deklaratë të lëshuar të shtunën vonë, duke thënë se kishte kryer "një operacion të veçantë kundër një qendre grumbullimi për ushtarët turq" dhe aleatët sirianë në rajonin Kirikhan, në krahinën Hataj  në jug të Turqisë. "Ne u bëjmë thirrje civilëve që të qëndrojnë larg pozicioneve të kontrolluara nga pushtuesit turq dhe terroristët, pasi të gjitha pozicionet ushtarake janë objektiva legjitime për forcat tona", thekson më tej deklarata e SDF, duke shtuar se në këtë sulm kishte pasur viktima, por pa specifikuar numrin e tyre të saktë dhe të armëve që kishte përdorur në sulm. Kjo ishte hera e parë që SDF ka pretenduar se ka kryer një sulm ndërkufitar ndaj trupave turke. Megjithatë, deri tani asnjë zyrtar turk nuk ka komentuar këtë deklaratë.