Jeremi Kurbin: Islami shembull i paqes dhe sakrificës
Kreu i partisë Laburiste në Angli ka thënë se Islamofobia është një problematikë e vendit ndërkohë që feja islame është shembull e paqes dhe sakrificës.
Jeremi Kurbin i pranishëm në ceremoninë “ Vizitoni xhaminë time” ka vizituar xhaminë Finbray të Londrës dhe është takuar me myslimanët që kanë organizuar këtë eveniment. Kurbin deklaroi se në takimet që ka pasur me myslimanët dhe sidomos me femrat që janë dhunuar për shkak të veshjes së hixhabit të tyre, i ka këshilluar ata të marrin filmime nga personat që kryejnë agresione dhe t’i padisin ata. Në vitin 2017 xhamia në fjalë është sulmuar nga disa ekstremistë të cilët lanë të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra myslimanë. Në të gjithë Britaninë e Madhe gjenden mbi 200 xhami dhe këto ditë në të gjitha këto xhami organizohet evenimenti i quajtur “ Vizitoni xhaminë time”.