NATO e shqetësuar për mungesën e gatishmërisë ushtarake në Gjermani
(last modified Tue, 20 Feb 2018 14:50:16 GMT )
Shkurt 20, 2018 15:50 Europe/Tirane
  • NATO e shqetësuar për mungesën e gatishmërisë ushtarake në Gjermani

Shqetësimi i NATO-s për reduktimin gradual të gatishmërisë luftarake të Gjermanisë për të luajtur rolin komandues të forcave për reagim të shpejtë të NATO-s, është bërë shkak për shtimin e presionit kundër Berlinit për të mënjanuar mungesën e pajisjeve ushtarake të veta.

Procesi i ngadalshëm i pajisjes dhe arritjes së gatishmërisë ushtarake të Gjermanisë e cila numrin më të madh të popullsisë dhe është forca e parë ekonomike e Gjermanisë, është shndërruar në një shqetësim të madh për NATO-n. Një burim diplomatik i NATO-s ka thënë: “Niveli i gatishmërisë ushtarake të Gjermanisë është shumë shqetësues”. Edhe pse buxheti ushtarak i Gjermanisë po rritet gradualisht, mirëpo gjendja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë së Gjermanisë sidomos në fushën e mungesës së pajisjeve ushtarake, është kritike. Gjermania që nga koha kur Trump ka marrë pushtetin në Amerikë në janar të vitit 2017, është nën presion të madh për të shtuar buxhetin ushtarak të saj deri në arritjen e nivelit të caktuar nga NATO. Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, gjithashtu në fund u detyrua të deklaroi se vendi i tij duhet të zbatojë zotimin e vetë në lidhje me shpenzimet ushtarake duke ndarë 2% të PBB për shpenzimet ushtarake. Wolfgang Schaeuble, kryetari i Parlamentit të Gjermanisë, ka deklaruar se buxheti i mbrojtjes së Gjermanisë në vitin 2008 do të rritet me 1.4 miliard dollarë, mirëpo kjo çështje është përballur me kundërshtime të gjera brenda në Amerikës. Disa funksionarë të lartë të Gjermanisë janë deklaruar kundër politikave të Amerikës për shtimin e shpenzimeve ushtarake në mesin e vendeve të BE. Sipas këtyre funksionarëve në mesin e të cilëve është edhe Sigmar Gabriel, ministri i jashtëm i Gjermanisë, siguria ka dimensione të ndryshme dhe vetëm me një dimension ushtarak, nuk mund të realizohet ajo. Martin Schulz, ish-lideri i Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë, gjithashtu shumë herë ka kritikuar vendimet e NATO-s për shtimin e buxhetit ushtarak të anëtarëve të saj në bazë të kërkesës së Amerikës. Martin Schulz dhe Thomas Operman janë funksionarët kryesor të kësaj partie të cilët kanë thënë: “Ne në mënyrë të qartë i themi “JO” shtimit me 2% të buxhetit ushtarak në bazë të dëshirës së Trump dhe partive Demokristiane dhe Social-Kristiane. Një veprim i tillë jo vetëm që nuk është real, por është një qëllim i gabuar”. Në përgjithësi Partia Social-Demokrate e Gjermanisë është kundër shtimit të shpenzimeve ushtarake të këtij vendi dhe e   konsideron atë joreal dhe të padrejtë. Nga pikëpamja e kësaj partie majtiste, Berlini në vend të shtimit të shpenzimeve ushtarake në NATO, më tepër synon të krijojë një ushtri evropiane dhe një Union Mbrojtës të fortë”. Megjithëkëtë qasja për mosshtimin e buxhetit ushtarak nuk është e pranuar nga partia në pushtet në Gjermani, do të thotë Partia Demokristiane.

Tags