Turqia urdhëron arrestimin edhe të 170 ushtarëve tjerë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69529-turqia_urdhëron_arrestimin_edhe_të_170_ushtarëve_tjerë
Autoritetet turke lëshuan urdhër-arreste për 170 njerëz, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në vitin 2016.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2018 12:53 Europe/Tirane
  • Turqia urdhëron arrestimin edhe të 170 ushtarëve tjerë

Autoritetet turke lëshuan urdhër-arreste për 170 njerëz, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në vitin 2016.

Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se në shënjestër për arrestim janë ushtarakë të pensionuar apo në shërbim dhe se 22 prej tyre janë burgosur mëngjesin e sotëm. Në 19 muajt pas përpjekjes për puç, Turqia ka burgosur mbi 50,000 njerëz, ndërsa ka pezulluar ose pushuar nga puna rreth 150,000 të tjerë. Qeveria turke i hedh poshtë shqetësimet e grupeve të të drejtave të njeriut, duke thënë se vetëm një spastrim i tillë mund të neutralizojë kërcënimin që paraqet rrjeti i Gulenit.