Erdogan: Turqia do t'a çrrënjos organizatën FETO
(last modified Wed, 21 Feb 2018 13:22:37 GMT )
Shkurt 21, 2018 14:22 Europe/Tirane
  • Erdogan: Turqia do t'a çrrënjos organizatën FETO

Presidenti turk ka deklaruar: "Ne kemi vendosur të çrrënjosim organizatën FETO në të gjithë botën.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka thënë: "Ne duam të shohim hapat e vendosur të Maqedonisë kundër organizatës FETO (organizatë e lidhur me Fet'hullah Gulen). Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, priti me ceremoni zyrtare homologun e tij nga Maqedonia, Gjorge Ivanov, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA). Erdogan priti presidentin e Maqedonisë Ivanov në hyrje të Kompleksit Presidencial në Ankara, ndërsa ceremonia vijoi me gjuajtje me topa dhe intonimin e himneve të të dy vendeve. Ivanov përshëndeti gardën e nderit ndërsa pas prezantimit të delegacioneve, dy presidentët pozuan para flamurit të Turqisë dhe Maqedonisë. Pas takimit kokë më kokë dhe atë mes delegacioneve, Erdogan dhe Ivanov pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Po ashtu, presidenti Erdogan do të shtrojë darkë në nder të homologut të tij. Gjatë ceremonisë së pritjes, në delegacionin turk të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm Mevlut Çavushoglu, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Ashkin Bak, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Fahri Kasirga, guvernatori i Ankarasë Erxhan Topaxha dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.

 

Tags