44 persona humbin jetën nga rrëzimi i autobusit në Peru
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69623-44_persona_humbin_jetën_nga_rrëzimi_i_autobusit_në_peru
Për shkak të rrëzimit të një autobusi në humnerë në Peru, 44 persona kanë humbur jetën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 22, 2018 05:05 Europe/Tirane
  • 44 persona humbin jetën nga rrëzimi i autobusit në Peru

Për shkak të rrëzimit të një autobusi në humnerë në Peru, 44 persona kanë humbur jetën.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve autobusi ka dalë nga rruga Pan-american në rajonin Arequipa dhe ka rënë në një humnerë 200 metrash. Në këtë aksident 44 persona humbën jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur. Ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda këtij viti. Në aksidentin e mëparshëm të rrëzimit të autobusit 52 shtetas të Perusë kanë humbur jetën. Shkak për aksidentin janë bërë kushtet e rënda atmosferike dhe gjendja e rënduar e rrugëve.