Lavrov: Amerika nuk i prek terroristët e al-Nusras
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69853-lavrov_amerika_nuk_i_prek_terroristët_e_al_nusras
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar kundër kërcënimit të grupit terrorist Xhabhat Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti al-Nusra, si burimi kryesor i dhunës në rajonin e Ghutës Lindore, duke i kritikuar SHBA-të për mosmarrjen e ndonjë veprimi serioz kundër këtij grupi terrorist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2018 16:58 Europe/Tirane
  • Lavrov: Amerika nuk i prek terroristët e al-Nusras

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar kundër kërcënimit të grupit terrorist Xhabhat Fateh al-Sham, i njohur më parë si Fronti al-Nusra, si burimi kryesor i dhunës në rajonin e Ghutës Lindore, duke i kritikuar SHBA-të për mosmarrjen e ndonjë veprimi serioz kundër këtij grupi terrorist.

"Fronti al-Nusra, që është problemi kryesor në Ghutën Lindore, siç e përmenda, me vetëdije ose pa vetëdije është duke u trajtuar në mënyrë të barabartë me kundërshtarët e qeverisë siriane. Fronti al-Nusra nuk është duke u prekur nga amerikanët”, deklaroi Lavrov në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij uzbek Abdulaziz Kamilov në Moskë. "Ne ende nuk kemi dëshmi se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po e shikon Frontin al-Nusra si një objektiv të vërtetë. Sigurisht, ne kemi tërhequr vëmendjen e kolegëve tanë amerikanë, por nuk shohim ndonjë efekt të paralajmërimeve tona ," shtoi Lavrov.