Kina kundërshton sanksionet e reja amerikane ndaj Penianit
Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se politikat e saj të gabuara në Korenë e Veriut mund të dëmtojnë seriozisht bashkëpunimin midis Pekinit dhe Uashingtonit për të ndalur programin e armëve të Penianit.
Ministria e Jashtme e Kinës lëshoi një deklaratë të shtunën duke i cilësuar sanksionet e reja të SHBA-së kundër Koresë së Veriut, si pjesë e "veprimeve të gabuara" që mund të komplikojnë më tej situatën në gadishullin Korean. "Ne kemi paraqitur tashmë palës amerikane shqetësimet tona në lidhje me këtë çështje dhe kërkojmë që pala amerikane të ndalojë menjëherë veprime të tilla të gabuara për të shmangur dëmtimin e bashkëpunimit dypalësh në zonën përkatëse", deklaroi Ministria e Jashtme e Kinës. Ministria e Jashtme kineze theksoi faktin se veprimi i koordinuar ndërkombëtar në lidhje me Korenë e Veriut ishte i mjaftueshëm dhe paralajmëroi se veprimet shtesë nga Uashingtoni mund të dëmtojnë besimin e Kinës. "Kina kundërshton me vendosmëri vendimin e SHBA për sanksione të njëanshme ndaj Penianit në përputhje me ligjin e saj të brendshëm kundër subjekteve apo individëve kinezë," thuhet në deklaratën e Pekinit.