Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përshëndet armëpushimin në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69877-sekretari_i_përgjithshëm_i_okb_së_përshëndet_armëpushimin_në_siri
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare në Siri, duke mirëpritur miratimin e rezolutës 30-ditore të armëpushimit nga Këshilli i Sigurimit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 25, 2018 09:38 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përshëndet armëpushimin në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare në Siri, duke mirëpritur miratimin e rezolutës 30-ditore të armëpushimit nga Këshilli i Sigurimit.

Këshilli i Sigurimit i OKB të shtunën miratoi një rezolutë për të zbatuar një armëpushim 30-ditor në Siri dhe për të siguruar qasje humanitare. Me presionin e Rusisë, grupet terroriste dolën nga mbështetja nën ombrellën e armëpushimit. Rezoluta 2401 me votën pozitive të të gjithë anëtarëve të përhershëm u miratua pa vonesë. Sipas marrëveshjes së arritur midis anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, gjatë kohës së armëpushimit, do të krijohet aksesi humanitar në zona të caktuara nën rrethim në Siri, në veçanti në zonën Gute Lindor. Grupet terroriste përfshijnë al-Kaidën, Fronti Nusra, ISIS dhe grupet e tjera të cilave Kombet e Bashkuara i kanë përshkruar si terroristë, janë përjashtuar nga armëpushimi. Gute Lindor është një rajon strategjik pranë Damaskut, kryeqytetit të Sirisë, të cilën ushtria siriane synon të pastrojë nga terroristët. Heqja e grupeve terroriste të mbështetura nga SHBA nga plan-veprimi i armëpushimit, ishte ndryshimi më i rëndësishëm në  rezolutë që u bë me kërkesën e Rusisë.