Ndërron jetë aktorja e famshme indiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69887-ndërron_jetë_aktorja_e_famshme_indiane
Sridevi Kapoor, aktorja e famshme e Bollywood-it, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një ataku kardiak.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 25, 2018 09:47 Europe/Tirane
  • Ndërron jetë aktorja e famshme indiane

Sridevi Kapoor, aktorja e famshme e Bollywood-it, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një ataku kardiak.

Aktorja indiane, e cila njihej thjesht si Sridevi, ndërroi jetë në Dubai, ku ishte e pranishme për një dasmë familjare.

Sridevi ka qenë pjesë e më shumë se 150 filmave, duke përfshirë klasikët indianë “Mr India”, “Chandni”, “ChaalBaaz” dhe “Sadma”. Ajo ishte një nga të paktat aktore indiane që kanë pasur sukses të madh në “bos office” pa ndihmën e një protagonisti mashkullor në film./TCH/