Fermerët francezë kundër Emanuel Macron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69925-fermerët_francezë_kundër_emanuel_macron
Presidenti francez përballet me protesta të fermerëve në Ekspozitën Ndërkombëtare Bujqësore në Paris.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2018 11:32 Europe/Tirane
  • Fermerët francezë kundër Emanuel Macron

Presidenti francez përballet me protesta të fermerëve në Ekspozitën Ndërkombëtare Bujqësore në Paris.

Sipas Press TV, fermerët francezë, pas arritjes së Emanuel Macron në ekspozitën e 55 ndërkombëtare bujqësore, janë ngritur kundër tij. Kjo është vizita e parë e Macron në ekspozitë që nga presidenca ku pas një sërë protestash të fermerëve francezë, konsiderohet një ngjarje e madhe politike. Fermerët janë të zemëruar me koston e prodhimit, bisedimet e tregtisë së BE dhe masat e Kinës për të blerë tokë në Francë. Bashkimi Evropian është i angazhuar në negociatat tregtare me katër vende të Amerikës së Jugut që sipas kritikëve, mund të rezultojnë në falimentimin e rreth 20,000 kompanive franceze. Presidenti francez ka premtuar të mbështesë fermerët francezë.