Fermerët francezë kundër Emanuel Macron
Presidenti francez përballet me protesta të fermerëve në Ekspozitën Ndërkombëtare Bujqësore në Paris.
Sipas Press TV, fermerët francezë, pas arritjes së Emanuel Macron në ekspozitën e 55 ndërkombëtare bujqësore, janë ngritur kundër tij. Kjo është vizita e parë e Macron në ekspozitë që nga presidenca ku pas një sërë protestash të fermerëve francezë, konsiderohet një ngjarje e madhe politike. Fermerët janë të zemëruar me koston e prodhimit, bisedimet e tregtisë së BE dhe masat e Kinës për të blerë tokë në Francë. Bashkimi Evropian është i angazhuar në negociatat tregtare me katër vende të Amerikës së Jugut që sipas kritikëve, mund të rezultojnë në falimentimin e rreth 20,000 kompanive franceze. Presidenti francez ka premtuar të mbështesë fermerët francezë.