Më shumë se 700,000 emigrantë të paligjshëm në Libi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69929-më_shumë_se_700_000_emigrantë_të_paligjshëm_në_libi
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) raporton vendosjen e më shumë se 700,000 imigrantëve të paligjshëm nga 40 vende në Libi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2018 11:42 Europe/Tirane
  • Më shumë se 700,000 emigrantë të paligjshëm në Libi

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) raporton vendosjen e më shumë se 700,000 imigrantëve të paligjshëm nga 40 vende në Libi.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin theksoi se 63 për qind e emigrantëve të paligjshëm në Libi janë nga Afrika Sub-Sahariane, 29 për qind nga Afrika e Veriut dhe 8 për qind e Lindja e Mesme dhe vendet e Azisë. Organizata vuri në dukje se 22 për qind e emigrantëve të paligjshëm jetojnë në Libi në kryeqytetin Tripoli dhe 4,443 emigrantë në qendrat e paraburgimit ose në burgje. Libia është pika më e rëndësishme e nisjes për refugjatët afrikanë në rrugën e migrimit për në Evropë.